Sot në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti për ndeshjet e 1/8 së finales të DigitAlb Kupës së Kosovës në futboll, transmeton Gazeta Metro.
Ndeshja më interesante e kësaj faze do të zhvillohet në Suharekë, aty ku Ballkani e pret skuadrën tjetër nga Superliga, Trepçën ’89.
Kampioni në fuqi i kësaj gare, Feronikeli, pritet të këtë punë të lehtë ndaj skuadrës nga Liga e Dytë, FC A&N, që vije nga Prizreni.
Prishtina do të jetë mysafire e Arbërisë, teksa Gjilani e pret 2 Korrikun.
Çiftet e 1/8 së finales:
Feronikeli – A&N
Drenica – Dardana
Vitia – Dukagjini
Trepca – Vushtrria
Gjilani – 2 Korriku
Arbëria – Prishtina
Ballkani – Trepça ‘89
Liria – Ferizaj
/gazetametro.net/