Loading…

Shou arrogant i shefit të diplomacisë serbe në East River

  • Nga

  • 24/08/2017 | 15:47

Shou arrogant i shefit të diplomacisë serbe në East River

Ajo çfarë ka bërë regjimi i Milosevic’it tjerëve, por edhe popullit të vet, serbëve nuk i kanë bërë të gjithë armiqtë së bashku.

Seanca e rregullt, rutinë pak edhe e mërzitshme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbi gjendjen në Kosovë. Derisa Vlora Çitaku, ambasadorja e Kosovës në Uashington, propozoi që të shqyrtohet qëndrimi i mëtutjeshëm i UNMIK’ut, misionit të KB, në Kosovë, dhe që të ndërpritet me mbajtjen e  seancave të zakonshme, të rregullta mbi gjendjen e atdheut të saj. Anëtarëve të Këshillit të Sigurimit i mjaftoi propozimi për shqyrtim dhe konsultime, derisa Ivica Dacic’it, ministrit të jashtëm serb, iu dha një rast, unik për te, për “një shou patriotik” të nivelit më të ulët.

“I fyer dhe i zhgënjyer” që ambasadorët e SHBA, Britanisë së Madhe dhe Francës, dhe jo vetëm ata, po e përkrahin ambasadoren kosovare, Dacic’i përnjëherë vendosi që edhe një herë t’iu mbajë leksione mbi të drejtën dhe të padrejtën, miqësinë dhe tradhtinë, “pastrimit etnik dhe gjenocidit të kryer në Kosovë…”. Duke cekur të dhënat konkrete statistikore nga regjistrimi i popullsisë të vitit 1981, për atë se sa serb kanë qenë dhe ku kanë jetuar në Kosovë, shefi i diplomacisë serbe nxjerr përfundim “se serb në Kosovë tani ka njëqind herë më pak se para 30 vjetëve”, dhe para Këshillit të Sigurisë e shtroi pyetjen mbi të gjitha pyetjet: “A është ky, zotërinj, pastrim etnik dhe gjenocid në Kosovë ndaj shqiptarëve apo ndaj serbëve?”

Duke mos lënë që “ambasadorët e pranishëm të skuqen apo që eventualisht, ndiejnë mbërejtje të ndërgjegjes për shkak të vendimeve të qeverive të tyre në dëm të Serbisë”, Dacic menjëherë jep përgjigje, e cila mund të hyjë në analet e Këshillit të Sigurimit të KB: “Serbët nga Kosova, zotërinj, ata janë viktimat më të mëdha të pastrimit etnik. Mbi ta është kryer gjenocidi … Apo, ndoshta, dikush ende mendon se serbët e kanë përzënë veten nga hapësirat ku kanë jetuar me shekuj…”

Tre fuçi metali

Duke punuar si reporter i luftës dhe shef i zyrës për Serbi të Radio Evropa e Lirë, gjatë bombardimeve të NATO’s në vitin 1999, jo rrallë jam thirrur në “shkëmbim mendimesh” por jo vetëm prej autoriteteve civile serbe, por edhe prej atyre ushtarake. Në një prej atyre rasteve, diku në maj të vitit 1999, një pjesëtarë i sigurimit ushtarak i cili ishte kthyer nga Kosova, për mua për arsye të pasqaruara, më shpjegonte në detaje …. duke vizatuar do fuçi … dhe tregonte “situatën në terren”, në ndonjë kalim të improvizuar të kufirit jo larg qytetit shqiptar Kukës…

“Neve na përgjigjet që “amerët” të bombardojnë sa më tepër… Atëherë “shipcat” edhe vet ikin, dhe ne nuk jemi të detyruar t’i mbledhim shtëpi për shtëpi…Tanët po i përcjellin me ditë të tëra nëpër kolona deri në kufi, dhe para se t’i shutojmë përtej, i presin këta tre fuçi… Në njërën i gjuajnë letërnjoftimet, në tjetrën pasaportat ndërsa në të tretën dokumentet tjera… a kupton?

“Jo! Pasi po i përzëni, çka ju duhen dokumentet e tyre?”

Duke aktruar humoristin, ushtaraku u “habit” në mënyrë sarkastike naivitetit tim: “Ke të drejtë, çka k…. na duhen dokumentet e tyre! Por nuk ju duhen as atyre, prandaj i gjuajnë nëpër fuçi…. Dhe kur të mbushen fuçitë, ne i kallim ato …. e kupton tani?”

“Jo!”

Duke më matur se a jam duke e provokuar mu rras në fytyrë: “Pa dokumente, pa prova të identitetit… ja ku e kanë!…. që do të kthehen më në Kosovë!

Mbeta i shtangur, por jo gjatë, dhe pa tekst: “Do të kthehen…. edhe atë shumë më shumë se ata që ju i keni përzënë!”

Kurrë nuk do ta harrojë fytyrën e pjesëtarit të sigurimit të ushtrisë. E as “paralajmërimin” të cilin ma ka bërë atëherë.

Marrëveshja e Kumanovës

Sipas të dhënave zyrtare të organizatave humanitare ndërkombëtare, gjatë prillit, majit dhe qershorit të vitit 1999, duke e zbatuar politikën shtetërore të Slobodan Milosevic’it, forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe i kanë përzënë nga Kosova në Shqipëri dhe Maqedoni më shumë se 863.000 shqiptarë. Kjo është e dhënë të cilën pushteti i Aleksandar Vucic’it dhe i Ivica Dacic’it e fshehin si sekret shtetëror, prandaj për këtë publiku në Serbi edhe sot nuk e ka as idenë. Dhe pa këtë fakt nuk mund të paraqitet fotografia e plotë dhe e duhur e marrëdhënieve shqiptaro-serbe, dhe as e ngjarjeve të përgjithshme në Kosovë. Për këtë arsye duhet të përkujtohet.

Pasi që kah fillimi i qershorit të 1999 u nënshkrua me NATO’n në Kumanovë kapitullimi, zyrtarisht u quajt Marrëveshja e Kumanovës, ndërsa Milosevic’i “iu uron qytetarëve të Serbisë paqen”, në afat prej disa ditëve në Kosovë vjen deri te “ndërrimi i paparë i popullatës”. Shqiptarët e përzënë, por jo vetëm ata, nxituan të kthehen nëpër shtëpi të veta, nëpër fshatra dhe qytete, derisa njëkohësisht serbët nga Kosova, duke i braktisur shtëpitë, banesat dhe patundshmërinë, u nisën për Serbi.

Në panik dhe kaos, iknin nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, por edhe nga bandat kriminale që vinin nga Shqipëria për të plaçkitur dhe për të kryer krime. Disa kanë ikur edhe prej fqinjëve të përzënë më herët, duke e ditur shumë mirë se nuk guxojnë t’i presin. Megjithatë, arsyet e përmendura dhe të ngjashme nuk janë ato kyçe për “eksod të paparë të serbëve të Kosovës”, por shkaktar për këtë është një fakt gati banal.

Të vetëdijshëm  se janë tradhtuar nga regjimi i Milosevic’it “të vet”, serbët iknin nga Kosova duke e përcjellë ushtrinë dhe policinë, “forcën e vet të armatosur, e cila është aty për t’i mbrojtur”, e gjeneralët e të cilës, konfrom nënshkrimit të “marrëveshjes”, në moment urdhëruan tërheqje, të themi më mirë ia mbathën me të katrat për në Serbi. Në këtë situatë të pashpresë për njeriun e thjeshtë, qoftë ai serb nga Kosova apo nga Beogradi, Knini, Çikago… nuk i mbetet gjë vetëm të ikë për të shpëtuar jetën e vet. Për këtë Serbia, pas ndërprerjes së bombardimeve të NATO’s, në rrugët e veta kishte pamje të kolonave të njerëzve sikur ato pas “Stuhisë” në Krahinën e Kninit në fillim të gushtit të vitit 1995.

Pa epilog

Vërtet, nuk është e tepërt të thuhet që ajo çfarë ka bërë regjimi i Milosevic’it të tjerëve, por edhe popullit të vet, në ish Jugosllavi, serbëve nuk i kanë bërë të gjithë armiqtë së bashku, duke llogaritur në mes tyre edhe anëtaret e Aleancës së NATO’s. Dhe bashkëkryerësit dhe zbukurimet i atij regjimi, edhe atëherë, para 18 viteve, ishin Vucic dhe Dacic, edhe kryetari i shtetit edhe shefi i diplomacisë së Serbisë së sotme.

Është  keq, por jo edhe më i keq fakti që Dacic, zëvendëskryeministri i qeverisë serbe dhe ministër i jashtëm, nuk di as gjuhën angleze e as parimet elementare të diplomacisë. As ajo që në Këshillin e Sigurimit të KB, me sjellje të kabadahisë së kafeneve, në gjuhë e vet të pastër (vetëm) serbe, me përkrahje të miqve rus, “iu mban leksione” amerikanëve, britanikëve, francezëve … në mënyrë të paturpshme dhe arrogante, por as nuk është më e keqja që ai iu imputon përgjegjësinë për “pastrim etnik të serbëve në Kosovë”. Është poshtëruese, por edhe nuk edhe më i keqi fakti që Vlora Çitaku, në gjuhën e përkryer angleze, e quan paraqitjen e Dacic’it në Këshillin e Sigurimit “maskaradë e thjeshtë”. Edhe ajo, që propozimin e tij në dialog për ndarje, Kosova e refuzon me indinjatë.

Shumë të këqija, por më e keqja prej të gjithave është se Dacic’i, ashtu çfarë është, është duke e udhëhequr politikën e Serbisë. Sa në marrëveshje me kryetarin Vucic, sa me pajtim të miqve nga rrethi i Vladimir Putin’it. Frutat e politikës së tillë, qytetarët e Serbisë do të paguajnë shtrenjtë. Sepse, gjithmonë ndodhë ashtu kur mungon pastrimi, dhe vlen parimi se nuk është hajn ai i cili vjedh por ai i cili kapet./gazetametro.net.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë