Loading…

Shpallen rezultatet e zgjedhjeve në Tuz, kaq mandate fituan shqiptarët

  • 04/03/2019 | 16:41

Shpallen rezultatet e zgjedhjeve në Tuz, kaq mandate fituan shqiptarët

Fitorja në Komunën e Tuzit nga koalicionit shqiptar “Forumi Shqiptar” ështe konsideruar historike nga të gjithë njohësit dhe faktoret kryesor politikë në botën shqiptare, transmeton Gazeta Metro.


Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Tuz shpalli sot rezultatet paraprake të zgjedhjeve që u mbajtën dje në Komunën e Tuzit, sipas të cilave Forumi Shqiptar është fitues me 16 vende në parlamentin lokal.

Sipas këtyre rezultateve, Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) ka 10 mandate, Partia Boshnjake (BS) 4, Social Demokratët (SD) 1 mandat dhe Demokratët 1 mandat.
Rezultatet paraprake duhej të shpalleshin mbrëmë, por Kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor, Shtjefën Ujkaj, refuzoi t’i nënshkruajë ato dhe nënshkrimin e rezultateve e bëri veç sot./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë