Një 21 vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim nga Policia gjermane, i vënë nën akuzë se ka tentuar të vrasë një vajzë 18-vjeçare.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur të hënën rreth orës 1:40 në rrugën “Ottostraße 40”, të qytetit gjerman Aachen.
Sipas mediave gjermane, vajza ka marrë plagë të rënda por është jashtë rrezikut për jetën.
21-vjeçari pasi kreu krimin u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes por kamerat e sigurisë arritën ta identifikojnë atë. Nuk dihen ende shkaqet që e çuan të riu të kryerje tentativën për vrasje. Ndërkohë policia gjermane ka shpërndarë foton e tij dhe ka kërkuar ndihmë për ta kapur 21-vjeçarin.