Loading…

Shpallja e Gjendjes së Jashtëzakonshme, kryetarët e komunave i japin dritën jeshile Hotit

  • 11/07/2020 | 10:42

Shpallja e Gjendjes së Jashtëzakonshme, kryetarët e komunave i japin dritën jeshile Hotit

Shpalla e Gjendjes së Jashtëzakonshme mund të shpallet shumë lehtë që nga nesër, kjo pasi edhe kryetarët e Komunave të Kosovës i kanë dhënë dritën jeshile kryeministrit Avdullah Hotit, shkruan Gazeta Metro.


Asociacioni i Komunave të Kosovës sot ka mbajtur një takim virtual me kryeministrin Hoti për shkak të numrave në rritje të rasteve me infektim nga koronavirusi.

Kryetari i këtij asociacioni, Sazan Ibrahimi, i ka dhënë dritën e jeshile Qeverisë së Kosovës për vendosjen e masave të reja për të frenuar përhapjen e pandemisë, këtu përfshirë shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme.

I vetmi kush nga Asociacioni i Komunave të Kosovës është kërkuar që të mos bllokohet ekonomia.

Kështu, të gjitha këto masa të reja që do vendosen të dielën do mësohen pas takimit të Hotit me Shtabin Emergjent që po monitoron dhe menaxhon pandeminë COVID-19.

I vetmi që ka dalur kundër shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme ka qenë kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ky i fundit e ka quajtur si ide të Presidentit Thaçi, prandaj është kundër.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë