Loading…

Shpejtësia e rrotullimit të tokës po ndryshon, Cila ishte dita më e shkurtër e 2020?

  • 13/01/2021 | 14:15

Shpejtësia e rrotullimit të tokës po ndryshon, Cila ishte dita më e shkurtër e 2020?

Toka përgjatë vitit 2020 u rritullua më shpejt se zakonisht. Planeti ynë the rekordin për ditën  më të shkurtër astronomike gjatë vitit që lam pas, transmeton Gazeta Metro.


Që nga viti 1973 e deri në vitin e kaluar, dita më e shkurtër ka qenë dita e 5 Korrikut të vitit 2005, kur rrotullimi i Tokës zgjati 1.0516 milisekonda dhe ky rekord u thye me me 19 Korrik të vitit 2020 kur planeti përfundoi rrotullimin për 1,4602 milisekonda më shpejt se 86,400 sekonda sa është koha mesatare e një rrotullimi të plotë të tokës.

Për të arritur këtë përfundim shkencëtarët në këto matje kanë marrë 28 ditët më të shkurtëra që nga viti 1960.

Gjatësia mesatare e një dite mund të ndryshojë në milisekonda. Matja e ndryshimeve bëhet duke matur rrotullimin e Tokës në krahasim me objektet astronomike për të llogaritur ditën mesatare diellore.

Sipas llogaritjeve të shkencëtarëve nga Sherbimi Ndërkombëtar i Rrotullimit dhe Referencës së Tokës në Francë, ata kanë thënë se rrotullimi i Tokës në vazhdimsi ndryshon për shkak të bërthamës së saj komplekse,atmosferës , oqeaneve  dhe shumë elementeve tjera të cilat mund të kenë ndikim kaq të madh. //gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë