Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të fundit i është hakuar dy herë llogaria private e Facebook’ut, transmeton Gazeta Metro.
Ai ka thënë se tani nuk ka qasje në llogarinë e tij në rrjetin social dhe çdo gjë që mund të postohet mban autorësinë e hakerëve.
Bulliqi thotë se rastin e ka paraqitur në organet kompetente të hetuesisë.
”Brenda 24 orëve të fundit dy herë më është hakuar Facebook-u privat dhe tani unë nuk kam qasje në llogarinë time në këtë rrjet social. Prandaj, derisa të kthehet në menaxhimin tim, çfarëdo që mund të postohet në atë faqe mban autorësinë e hakerëve-keqbërësve. Rastin e kam paraqitur në organet kompetente të hetuesisë,” ka shkruar ai. /gazetametro.net