Loading…

Shpella e Son Doong-ut

  • 20/12/2016 | 20:29

Shpella e Son Doong-ut

Një mbretëri e fshehur nëntokësore në Vietman, që askush nuk ka guxuar kohë të gjatë të futet brenda për ta shikuar, e zbuluar më tej se çfarë fshihet brenda saj, transmeton Gazeta Metro.


Në vitin 1991 një fermer i thjeshtë kaloi nëpër një shpellë të pashkelur më parë në Parkun Kombëtar “Phon Nha-Ke Bang” në Vietnam. Aty dëgjoi ulërima të tmerrshme të ujit që rridhnin nga hyrja e frikshme, dhe kështu u kthye nga frika, dhe nuk u fut më thellë.

Banorët lokalë e quajnë atë Shpella e Son Doong-ut, por asnjëri nga ta nuk guxuar të futet brenda e të zbuloj atë që fshihet brenda saj.

Në vitin 2009  një grup i shkencëtarëve britanikë të udhëhequr nga Howard Limbert, janë futur në shpellë, për ta zbuluar misterin e saj. Ajo që ata gjetën ishte një botë krejtësisht unike, pesë kilometra e gjatë dhe 150 metra e gjerë. Sipas tyre “Son Doong” është shpella më e madhe në planet, transmeton gazetametro.net

56005-r3l8t8d-1000-6
Ky vend i veçantë ka florën e vetë, faunën, liqene dhe madje edhe retë që depërtojnë në të. Për t’u futur aty ju duhet të zhyteni 80metra thellë me litar.
55605-r3l8t8d-1000-12
Në këtë shpellë nëntokësore ka një lumë brenda, me një rrymë relativisht të shpejtë. Ka edhe liqene të vogla, me ngjyra shumë interesante dhe disa plazhe të vogla.
56055-r3l8t8d-1000-8
Shpella përmban një pasuri të fosileve të lashta dhe stalaktite. Një xhungël me pemë të trasha e 3 metra të gjata. Këtu banojnë kafshë të llojeve të ndryshme, duke përfshirë majmunët, zogjtë, etj.
55905-r3l8t8d-1000-4
Shpella ka edhe kushtet e veta unike klimatike, retë formohen atje për shkak të një ndryshim të mprehtë në temperatura me botën e jashtme.
56155-r3l8t8d-1000-9

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë