Loading…

Shpend Ahmeti e bën ‘lëmsh’ Komunën

  • 21/02/2019 | 08:10

Shpend Ahmeti e bën ‘lëmsh’ Komunën

Së fundmi kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka shkarkuar drejtorin e Drejtorisë së Arsimit Januz Salihajn, pasi kështu ka kërkuar partneri i koalicionit Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, pjesë e së cilës është edhe Salihaj.


Salihaj u shkarkua pasi AAK-ja nuk ishte e kënaqur me performancën e tij në krye të kësaj Drejtorie, përderisa vetë Salihaj ka theksuar se është shkarkuar për shkak se nuk ka pranuar të bëhet instrument i interesave të grupeve të caktuara, shkruan Gazeta “Zëri”.

Shpend Ahmeti, i cili nënshkroi shkarkimin e Salihajt, u shpreh se nuk ka pasur mospajtime me të, por për shkak të marrëveshjeve me AAK-në ai është dashur të lirohet nga detyra.

“Shkarkimi i Jonuz Salihajt është bërë me kërkesën e AAK-së, të cilën kërkesë e kanë dorëzuar në nëntor të vitit të kaluar sepse supozohet që kanë pasur mospajtime dhe mund të them se më nuk është drejtor i Arsimit dhe nuk mund ta konsideroj atë si drejtor të Aleancës sepse nuk pajtohen me punën ose me qëndrimet e z. Salihajt. Marrëdhënia ime me Salihajn ka qenë gjithmonë korrekte, arsyeja kryesore është sepse kanë kërkuar ata (AAK)”, ka thënë Ahmeti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë