Loading…

Shpend Ahmeti e vazhdon polemikën, i reagon përsëri Imer Mushkolajt

  • 01/10/2021 | 11:42

Shpend Ahmeti e vazhdon polemikën, i reagon përsëri Imer Mushkolajt

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas një debati të zhvilluar mbrëmë në një emision televiziv, ku analisti Imer Mushkolaj i tha se e pret Ahmetin në studio si analist.

Ahmeti përmes një cicërime në Twitter tha se Mushkolaj pikën më të lartë të karrierës së tij që është analist në TV, e sheh si pikën më të ulët për të.

Ky reagim erdhi pasi Mushkolaj insistoi të mos i lexohen statusat Ahmetit në lidhje me marrëveshjen tre pikëshe që u nënshkrua dje në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

“Një analist mbrëmë live në tv si pikë thumbuese më tha ti do të bëhesh analist. Nuk e di a e kuptoj që më shumë e sulmoj vetën. Pikën më të nalt të karierës së vet – analist në tv, e sheh si pikën më të ulët potenciale për mu”, shkroi Ahmeti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë