Loading…

Shpend Ahmeti, i drejtohet Kurtit dhe Ramës: Kthjelluni, inatet ndaj njëri-tjetrit po na dëmtojnë

  • 14/09/2021 | 23:48

Shpend Ahmeti, i drejtohet Kurtit dhe Ramës: Kthjelluni, inatet ndaj njëri-tjetrit po na dëmtojnë

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti u ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe atij të Shqipërisë Edi Rama të lënë anash inatet.

Komentet e Ahmetit vijnë pas deklarimeve të Edi Ramës se Kosova po bën konspiracion dhe se nuk po punon për veten e saj, ndërsa Kurti iu kundërpërgjigj se nuk e di se për çfarë po flet Rama.

“Në vend se të flitet për mosnjohjen e Serbisë, sot në Tiranë kemi dëgjuar akuza të ndërsjella shqiptare. Kthjelluni, jeni intelektualë e lider por jo të bëhemi për inat aleat me të tjerët para se të bëhemi me njëri-tjetrin”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Postimi i plotë:

Edhe pse kemi të drejtë, ndoshta nuk duhet të sillemi si grindavecë që prishin çdo nismë. Por, qasja e Rama se duhet të mirëpresim dhe falënderojmë lejen e Serbisë për lëvizje është kompleks i inferioritetit. Inatet e kryeministrave ndaj njëri-tjetrit po na dëmtojnë. Në vend se të flitet për mosnjohjen e Serbisë, sot në Tiranë kemi dëgjuar akuza të ndërsjella shqiptare.

Sot, Kosova mbrohet nga Shqipëria e Shqipëria nga Kosova (covid). Më lehtë me dal në Serbi se Shqipëri.

Kthjelluni, jeni intelektualë e liderë, por jo të bëhemi për inat aleatë me të tjerët para se të bëhemi me njëri-tjetrin.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë