Loading…

Shpend Ahmeti i kundërpërgjigjet Kurtit: Nuk kemi nevojë më që të dukemi të varfër

  • 09/05/2018 | 18:56

Shpend Ahmeti i kundërpërgjigjet Kurtit: Nuk kemi nevojë më që të dukemi të varfër

Lideri i partisë Vetëvendosje, Albin Kurti, më herët ka thumbuar deputetët e shkëputur nga VV’ja duke i nënçmuar me disa fjalë. Por sot, në fjalimin e tij si kryetar i partisë së re, Shpend Ahmeti thumboi në mënyrë indirekte Albin Kurtin.


Tanimë kryetari i partisë së re, Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti në fjalimin e tij ndër të tjerash tha se anëtarët e PSD nuk kanë nevojë më të duken të vishen ndryshe apo të duken më të varfër për t’u dukur më të kualifikuar se ç’janë për të përfaqësuar dikë, përcjell gazetametro.net

“Delegatë të nderuar, ne sot nuk kërkojmë nga ju që të ndryshoni. Nuk kërkojmë që të visheni në një formë e të dukeni ndryshe. Anëtarët e PSD’së nuk duhet të duken më të varfër, e më të kualifikuar se që jeni për të përfaqësuar dikë”, ka thënë ai në fjalimin e tij.

Albin Kurti kohë pë parë kishte thënë se politikanët nuk duhet të pasurohen nga politika, por të varfërohen. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë