Loading…

Shpend Ahmeti në humor të mirë: Nëse s’ka vend për analist, mund të jem komentator sporti ose me dhënë motin

  • 08/12/2021 | 21:06

Shpend Ahmeti në humor të mirë: Nëse s’ka vend për analist, mund të jem komentator sporti ose me dhënë motin

Shpend Ahmeti i ka dorëzuar dje postin e kryetarit të Komunës së Prishtinës tek fituesi i zgjedhjeve lokale në kryeqytet, Përparim Rama nga Lidhja Demokratik e Kosovës (LDK), shkruan Gazeta Metro.


Pas dorëzimit të detyrës, Ahmeti tashmë mbetet ish-kryetari i Prishtinës i cili drejtoi komunën për dy mandate radhazi. Por pas kësaj, Ahmeti ka filluar që të bëjë shaka të njëpasnjëshme.

Ai madje u ankua edhe për borën dhe gjendjen e rrugëve, duke thënë se kështu ishte më mirë.

Duke shkuar tutje, Ahmeti ka thënë se mund të jetë analist në të ardhmen, komentator ose prezantues i motit, transmeton lajmi.net.

“Bon edhe komentator sporti ose me dhënë motin ne qofte se nuk ka vend për analist. Spo muj me besu që krejt vendet nxan”, shkroi ai.

Më poshtë keni postimin e tij. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë