Loading…

Shpend Ahmeti nëshkruan kontratën për ndërtimin e parkingut nëntokësor

  • 31/10/2019 | 18:49

Shpend Ahmeti nëshkruan kontratën për ndërtimin e parkingut nëntokësor

Kryetar i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se është nënshkruar kontrata për ndërtimin e parkingjeve në kryeqytet, shkruan Gazeta Metro.


Një nga problemet më të mëdha të qytetit do të gjej zgjidhje nga viti i ardhshëm, pasi që njoftohet se do të ndërtohen rreth 700 parkingje.

Bazuar në një status të publikuar nga Ahmeti, pjesë e planit të mobilitetit do të jetë edhe ndërtimi i parkingut nëntokësor, që do të ndërtohet nën tokën e cila është pjesë e kampusit të Universitetit të Prishtinës, përkatësisht përballë objektit të Fakultetit të Filologjisë.

Ky parking do të ketë rreth 500 deri në 800 vendparkingje ndërsa mbi këtë parking do të ketë park.

Siç raporton ‘Klan Kosova’, në këtë projekt, nën tokën ku do të ndërtohen këto vendparkingje do të përfshihen edhe lokale afariste të cilat do të zënë rreth 500 metra katror.

Plani ideor për parkingun nëntokësor ka nisur në qershorin e vitit të kaluar, do të kushtojë 10 milionë euro, ndërsa realizimi i tij do të marrë kohë nga 18 deri në 24 muaj. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë