Loading…
Shpend Ahmeti paralajmëron: Në Berlin pritet një propozim i ri nga Gjermania dhe Franca
  • 25/04/2019 | 22:02

Shpend Ahmeti paralajmëron: Në Berlin pritet një propozim i ri nga Gjermania dhe Franca

Kryetar i Prishtinës dhe bashkëkryesues i delegacionit të Kosovës për bisedimet me Serbinë, Shpend Ahmeti, i cili ndodhet në Washington ka thënë se në takimin e 29 Prillit në Berlin pritet një propozim i ri nga Gjermania në lidhje me bisedimet Kosovë-Serbi, transmeton Gazeta Metro.


Ahmeti ka thënë se në samitin e Berlinit nuk pritet ndonjë ndryshim i madh i situatës, por do të ketë një definim dhe ide e re se si mund të shkojë përpara procesi i dialogut Kosovë-Serbi.

Sipas tij Gjermania dhe Franca për herë të parë do të kyçen dhe do të mundohen të marrin rolin e saj për të ndikuar në marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.

“Është takim i rregullt në kuadrin e procesit të Berlinit ku ftohen udhëheqësit e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar mbi çështje të sigurisë, çështjet e integrimeve dhe në marxhinat e këtij takimi është diskutuar që do të mbahet edhe një takim ku do të diskutohet dialogu. Me ju tregu të drejtën, nuk presim ndonjë ndryshim të madh të situatës. Kishte paralajmërime se këtu do të bëhet marrëveshja, mund të ketë gjëra të tilla, por nuk është ashtu. Më shumë ka të bëjë me definimin, apo me e thënë kështu, të marrin ide se si mund të shkojë procesi përpara. Pra, Gjermania dhe Franca, për herë të parë në këtë proces të dialogut, në këtë nivel, kyçen dhe mundohen të marrin rolin e saj si Bashkim Evropian, për të ndikuar në proces”, ka thënë Ahmeti për Zërin e Amerikës.

Ahmeti thotë se Gjermania do të del me një propozim të ri dhe që gjatë këtij viti të arrihet marrëveshja mes Prishtinës dhe Beogradit.

Nuk besoj. Jo. Këto janë spekulime. Çfarë është e vërteta unë e thashë edhe dje në konferencën që kemi patur. Ideja është që deri më tani është diskutuar më shumë, edhe këto kanë qenë spekulime, mbi ndryshimin e kufijve; ndërsa tash po thuhet se Gjermania vjen me një propozim të ri. Është e vërtetë që ka diskutime që po ndodhin në rrafshin ndërkombëtar, në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partnerëve evropianë. Por, nuk ka me thënë që aty do të jetë një propozim, i cili duhet të pranohet apo refuzohet. Jemi ende në fazën e fillimit të dialogut politik për të bërë një marrëveshje. Por, e vërteta është se të gjitha këto shtete pajtohen se ka gjasa dhe ka mundësi që sivjet të arrihet një marrëveshje. Por, që ju e dini që tashmë për disa muaj procesi është i bllokuar”, ka thënë Ahmeti./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë