Loading…

Shpend Ahmeti: Qëndrimi i SHBA’së ndaj Kosovës, më i rëndi prej se e mbaj në mend

  • 28/02/2019 | 23:17

Shpend Ahmeti: Qëndrimi i SHBA’së ndaj Kosovës, më i rëndi prej se e mbaj në mend

Kryetari i PSD’së dhe bashkëkryesuesi i delegacionit, Shpend Ahmeti ka thënë se qëndrimi aktual i SHBA’së është më i rëndi prej se e mban në mend.

”Ky qëndrim i SHBA’së është qëndrimi më i rëndë që e mbaj në mend. Nuk kam pa që kanë folë najherë kështu me neve. Por nuk dua të bëj panikë. Po e shohim që në tri vitet ku SHBA është tërhequr pak nga Kosova, ne jemi këtu ku jemi. Pasojat po vijnë nga shmangia e Amerikës’’, ka thënë Ahmeti në Zona B, përcjell Periskopi.

Tutje ai tha se ende nuk ka asgjë zyrtare në këtë aspekt. Sipas tij vetëm është përmendur si masë ndaj Kosovës nëse nuk e heqë taksën.

”Nuk është vendim zyrtar por është përmend si masë që mund të merret nëse vazhdon taksa tutje’’, ka thënë Ahmeti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë