Shpend Ahmeti, shpesh nuk heziton t’i lë anash punët ditore të administrimit të kryeqytetit, për t’u marr me politika të mëdha, por sot kur e gjithë bota po flet për presidentin e ri të SHBA-së, Donald Trump, ai po sugjeron që të merremi me punët tona.
Ai përmes një publikimi në Facebook ka thënë që zgjedhjet amerikane janë shumë të rëndësishme si për botën ashtu edhe për Kosovën, mirëpo sipas Ahmetit do ishtë më mirë që të merremi me punët tona.
“Më mirë është me u marr me oborrin tonë, me bo ndryshime këtu, me u forcu, e me punu e me shpresu që mundemi me ndërtu marrëdhënie strategjike me partneret tonë, përfshi këtu edhe SHBA-në pa marr parasysh partinë në pushtet”, ka shkruar ai.
Ai ka shtuar se gjatë demokratëve është përkrah intervenimi në vitin 1999 e gjatë republikanëve është përkrahur pavarësia e Kosovës në vitin 2008, dhe në Senat/Kongres kemi pas përkrahje nga dyja taboret.
Tutje ai ka folur për Ballkanin duke thënë se është si arenë e betejave të fuqive të mëdha ku ne, sipas tij jemi “bira e fundit e kavallit”.
“Me paaftësinë tonë si Kosovë e kemi humb edhe atë minimum ndikimi që e kemi pas në këto beteja, e si pasojë kemi marrëveshje të Asociacionit, e Gjykata Speciale.”, tha Ahmeti.
Ai e cilëson këtë si vetëkritikë, duke ja filluar personalisht nga vetja e tij.
“Ma mirë me analizu votën e Prishtinës, Prizrenit, Malishevës, Drenasit, apo Mitrovicës”, ka përfunduar Ahmeti. /gazetametro.net