Loading…

‘Shpërblim atij që ta rrëzoi qeverinë’ – Gashi: Abdixhiku ra në kurthin e Kurtit për përçarjen e LDK’së

  • 02/09/2026 | 22:25

‘Shpërblim atij që ta rrëzoi qeverinë’ – Gashi: Abdixhiku ra në kurthin e Kurtit për përçarjen e LDK’së

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, kritikoi qasjen e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, lidhur me marrëveshjen për zgjedhjen e presidentit, duke e akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se synon të krijojë përçarje brenda LDK-së, përcjell Gazeta Metro.


Duke folur në emisionin “Debat Plus”, Gashi tha se emri i personit që do të propozohej për president nuk paraqet pengesë për të, pasi sipas tij do të ishte i gatshëm të votonte cilindo deputet të LDK-së.

“Unë po i them sonte Albin Kurtit, merre listën e deputetëve të LDK-së, të paktën 10 i ke që janë me 7-8 mandate deputetë, zgjidhe kë të duash. I votojmë krejt”, tha Gashi.

I pyetur nëse do ta përkrahte Anton Çunin për këtë post, ai u përgjigj se po, duke përsëritur se do të votonte cilindo nga deputetët e LDK-së.

Sipas Gashit, kundërshtimi lidhet me mënyrën se si është negociuar marrëveshja dhe jo me individin që është propozuar. Ai pretendoi se Kurti ka synuar të krijojë përçarje në LDK, ndërsa Abdixhiku, sipas tij, ka rënë në këtë situatë.

“Arsyeja është se Albin Kurti ka dashur me përça LDK-në. Fati i keq është se kryetari i LDK-së ka rënë në këtë kurth”, deklaroi Gashi.

Gashi kritikoi veçanërisht përkrahjen që Abdixhiku i ka dhënë kandidaturës së Bekim Sejdiut, duke vënë në dyshim arsyetimin politik të një vendimi të tillë.

“Qysh mundesh me i dhënë shpërblim dikujt që ta ka rrëzuar qeverinë tënde? A ka logjikë politike? Qysh mundet me ndodhë kjo punë?”, tha Gashi./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë