Loading…

Shpërndahen 120 pako me veshmbathje në Suharekë

  • 12/01/2017 | 15:13

Shpërndahen 120 pako me veshmbathje në Suharekë

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi, së bashku me kryetarin e Komunës së Suahrekës,  Sali Asllanaj, kanë shpërndarë sot pako me veshmbathje për familjet dhe personat në asistencë sociale.

Ministri Abrashi, citohet të ketë thënë se përfitues të këtyre ndihmave në komunën e Suharekës janë mbi mbi 120 familje.

Abrashi ka shtuar se aktivitete të tilla për familjet në asistencë sociale do të vazhdojnë ditëve në vijim edhe në komunat tjera.

“Ne do të vijojmë të ndihmojmë edhe shumë familje tjera, me veshmbathje apo mënyra tjera, në mënyre që të ndikojmë sadopak në tejkalimin e vështirësive me të cilt këto familje përballen. Aktiviteti ynë nuk mbaron sot në Suharekë, ne do të vazhdojmë ditëve në vijim edhe në komunat tjera, ku do të përfitojnë rreth 1000 familje në asistencë sociale”, ka thënë ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë