Loading…

Shpërndahen fondet e 20 %-it, ja kush janë përfituesit

  • 01/03/2017 | 14:46

Shpërndahen fondet e 20 %-it, ja kush janë përfituesit

Agjencia Kosovare e Parivatizimit (AKP), duke e ekzekutuar vendimin e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës (DhPGjSK), do të bëjë shpërndarjen e fondeve të 20%-shit të dedikuara për punëtorët e 9 ndërmarrjeve shoqërore (NSh).


 

Pasi që janë krijuar kushtet ligjore të parapara me legjislacionin në fuqi që e rregullon çështjen e shpërndarjes së fondeve të 20%-it, Agjencia ka përgatitur dokumentacionin përkatës për shpërndarjen e fondeve të 20%-it për punëtorët e kualifikueshëm të këtyre ndërmarrjeve shoqërore, kurse shuma e fondeve që është në procedurë të shpërndarjes kësaj radhe është mbi gjysmë milioni euro, € 595,342.65 (pesëqind e nëntëdhjetë e pesë mijë e treqind e dyzet  e dy €uro e 65 cent).

Nga kjo shpërndarje do të përfitojnë 508 punëtorë që i kanë plotësuar kriteret ligjore për të qenë pjesë në shpërndarje të 20%-it.

Siç lajmëron AKP, bartja e këtyre fondeve do të bëhet në llogarinë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) në pajtim me nenin 10.5 të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2003/13 (me ndryshime).

Në total, Agjencia lajmëron se deri më tani ka shpërndarë mbi 110 milionë euro dhe nga këto shpërndarje kanë përfituar mbi 46 mijë punëtorë dhe ish punëtorë të ndërmarrjeve shoqërore.

Në ndërkohë, Agjencia thotë se është në proces të përgatitjes së dokumentacionit për shpërndarjen e fondeve të 20%-it për punëtorët e kualifikueshëm edhe për disa NSh të tjera, për çka punëtorët e këtyre NSh-ve dhe opinioni i gjerë do të informohen në një të ardhme të afërt.

(Në tabelën më poshtë gjeni emrat e 9 NSh-ve, për të cilat është kompletuar dokumentacioni për shpërndarje, shumën e fondeve në dispozicion për të u shpërndarë dhe numrin e punëtorëve përfitues, ndërsa shpërndarja e fondeve të 20%-it për punëtorët e këtyre NSh-ve është në proces duke u realizuar nga BSPK-ja).

tabela-e-fondit-20-perqind

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë