Loading…

Shpërthejnë protestat në universitetet e Iranit pas shtypjes së tyre me dhunë në Teheran

  • 03/10/2022 | 18:13

Shpërthejnë protestat në universitetet e Iranit pas shtypjes së tyre me dhunë në Teheran

Forcat e sigurisë së regjimit islamik kanë shtypur me dhunë protestën mbrëmjen e të dielës në universitetin e Sharif në Teheran, pas rrethimit dhe sulmit me gaz dhe armë zjarri. Dhjetëra janë lënduar dhe mbi 30 janë arrestuar sipas raporteve, transmeton Gazeta Metro.


Protesta të mëdha kanë shpërthyer në universitetet anekënd Iranit të hënën pas ndërhyrjes së dhunshme ndaj studentëve në Universitetin Sharif në Teheran të dielën mbrëma.

Forcat policore të Iranit rrethuan dhe ngujuan studentët iranianë brenda qendrës dhe shtinë me  armë e gaz ndaj tyre sipas raporteve të shpërndara në rrjete sociale. Të hënën janë shpërndarë video të studentëve duke sharë Liderin Suprem të Iranit, Ajetollah Ali Khamenei.

Të hënë për protesta u raportua si në universitet dhe në rrugët e Irani, përfshi në Teheran, Karaj, Shiraz, Mashhad, Tabriz, Jahrom, Isfahan dhe Urmia, mes tjera lokacioneve, ku janë dëgjuar parulla si “vdekje diktatorit”, “Jo Gaza! Jo Liban! Vdesim për Iran”. Në një protestë në Universitetin e Teheranit, studentët këndonin para forcave paramilitare iraniane Basij “Ne do të luftojmë e vdesim dhe do ta çlirojmë Iranin”.

Kishte edhe video të tjera që janë shpërndarë në rrjete sociale ku nxënës të shkollave fillore dhe të mesme në Iran duke iu bashkuar protestave poashtu, përfshi një në Shiraz ku brohoritej “vdekje diktatorit”.

Protestat nisën muajin e kaluar në provincën e Kurdistanit në Iran, pasi gruaja 21 vjeç Mahsa Amini, vdiq pasi u rrah deri në vdekje nga e ashtuquajtura ‘polici e moralit’ gjatë arrestit, pasi nuk kishte vendosur ‘shaminë si duhet’.

Protestat janë përshkallëzuar tani në mbarë popullore ku nuk protestohet vetëm për të drejtat e njeriut por edhe për çështje ekonomike dhe kundër regjimit fanatik islamik.

Ka shqetësime në rrjete sociale nga Iranianët se regjimi iranian mund të përsërisë masakrat që ndodhën gjatë protestave të studentëve më 1999’n./gazetametro.net

Rekomandime
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë