Loading…

Shpërthejnë ‘Shqiponjat e Zeza’: Ndeshja Prishtina-Drenica ishte e shitur

  • 02/06/2020 | 21:23

Shpërthejnë ‘Shqiponjat e Zeza’: Ndeshja Prishtina-Drenica ishte e shitur

Tifogrupi i Drenicës, ‘Shqiponjat e Zeza’, kanë reaguar pas humbjes së Drenicës nga Prishtina në Kupën e Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Rifillimi i futbollit kosovar pas pauzës prej afro tre muajve u shënua sot me ndeshjen e parë gjysmëfinale mes Prishtinës e Drenicës.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ ka përfunduar me rezultatin 3-0, me dy gola të shënuar nga Ahmed Januz dhe një nga Meriton Korenica.

Pas humbjes së pësuar, kanë reaguar ashpër ‘Shqiponjat e Zeza’. Tifogrupi nga Skënderaj vlerëson se kjo ndeshje ishte e kurdisur dhe kanë ftuar mbledhje urgjente.

Reagimi i plotë nga ‘Shqiponjat e Zeza’ (pa ndërhyrje):

“mbledhje urgjente
Ftojme te gjithe tifozet e Drenices qe te vijne ne sheshin “Adem Jashari” MENJEHER!
Eshte koha qe t’iu tregojme qe nuk do i lejojm me teper qe ti shkelin emocionet e perkrahjen e denjet tonen! Eshte koha jone qe t’iu dalim kunder kurdisjeve!
Ky eshte turp, ne kete nuk e meritojm!
GJITHASHTU PRESIM LOJTARET DHE TE GJITHE BORDIN UDHEHEQES TE KLUBIT!!!”. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë