Në mëngjesin e sotëm, në fshatin Rahmanli të Kumanovës, ka ndodhur një tragjedi e rëndë si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit.
Tre fëmijë kanë mbetur të vdekur nga ky shpërthim, dhe katër anëtarë tjerë të familjes janë dërguar në spital, dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Për Gazetën Express, nga klinika e Shkupit e konfirmojnë rastin dhe tregojnë për gjendjen e pacientëve.
“Sot rreth ores 11:20 ne QEK, jane sjellë 4 te paciente të moshës nga 30-54 vjec, te lenduar si pasoje e eksplodimit te bombolës së gazit. Pacientët janë kryesisht me lëndime nga djegia, dhe atë te grades së 3 dhe 4 të djegies, 2 nga të lënduarit që gjenden në gjendje kritike jane shtruar pranë njësisë per mjekim intenziv ndersa 2 te tjeret me lendime me te lehta ja shtruar në kliniken e kirurgjise plastike”, thonë nga Klinika e Shkupit.