Loading…

Shpërthen Chiellini: Ronaldo nuk e fitoi ‘Topin e Artë’ vitin e kaluar, shkaku i Real Madridit

  • 03/12/2019 | 14:43

Shpërthen Chiellini: Ronaldo nuk e fitoi ‘Topin e Artë’ vitin e kaluar, shkaku i Real Madridit

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, ka thënë se Cristiano Ronaldos i ishte ‘vjedhur’ trofeu i ‘Topit të Artë’ vitin e kaluar, transmeton Gazeta Metro.


Cristiano Ronaldo vitin e kaluar humbi garën me ish bashkëlojtarin e tij te Real Madridi, Luka Modric, i cili e fitoi ‘Topin e Artë’ për herë të parë në karrierë.

E edhe këtë vit Ronaldo humbi garën për ‘Topin e Artë’, trofe i cili u fitua mbrëmë nga Lionel Messi e që për të ishte hera e gjashtë që e fiton.

Giorgio Chiellini derisa fliste për ‘Sky Sports’ tha se shoku i tij i skuadrës, Cristiano Ronaldo, nuk mund të fitonte çmimin vitin e kaluar, pasi ai e mërziti hierarkinë e klubit të Real Madridit, pasi kishte vendosur të transferohet te Juventusi në verën e vitit 2018.

“Skandali i vërtetë ishte vitin e kaluar. Ai[Ronaldo] nuk fitoi sepse Real Madridi vendosi që ai nuk duhet ta fitojë, kështu në fund e fitoi Modric” – tha 35 vjeçari.

Kujtojmë që Cristiano Ronaldo është bashkuar me Juventusin nga Real Madridi në verën e vitit 2018 për një shumë prej 117 milionë euro. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë