Loading…

Shpërthen fabrika e naftës në Ballsh, 1 i vdekur e 6 të plagosur

  • 11/11/2016 | 09:12

Shpërthen fabrika e naftës në Ballsh, 1 i vdekur e 6 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmë në fabrikë e naftës në qytetin e Ballshit ku si pasojë një 42 vjeçar humbi jetën dhe 6 të tjerë u plagosën.

Koha kur ka ndodhur shpërthimi ka qenë orari i ndërrimit të turneve, kurse në të gjithë fabrikën ndodheshin më shumë se 300 punonjës. Sipas punonjësve flakët e shpërthimit kanë zgjatur 15-20 minuta.

Siç raporton Top Channel, reparti i hidropastrimit ku edhe ndodhi ngjarja ndodhet në qendër të fabrikës shumë pranë Reaktorit 3, i cili nëse do përfshihej nga flakët do shkaktonte një tragjedi të rëndë për qytetin e Ballshit.

Ndërhyrja në kohë e  zjarrfikësve ka bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërkohë të plagosurit janë transportuar më ambulancë fillimisht në spitalin e Fierit e disa prej tyre janë dërguar më pas në Tiranë.

Në vendin e ngjarjes përveç prokurorit të çështjes Ndriçim Sina të pranishëm ishin edhe ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri.

3

1

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë