Loading…

Shpërthen në lotë Kuka: Mendoja se mund ta bindja Majlindën që të mos pensionohet

  • 06/12/2021 | 19:10

Shpërthen në lotë Kuka: Mendoja se mund ta bindja Majlindën që të mos pensionohet

Xhudistja Majlinda Kelmendi është dekoruar sot me urdhrin “Shotë Galica”, shkruan Gazeta Metro.


Për nder të xhudistes më të suksesshme kosovare, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka organizuar një ceremoni shtetërore.

Kjo ceremoni po mbahet në institutin “Ali Hadri” në Prishtinë.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e dekoroi Majlinda Kelmendin e urdhrin “Shotë Galica”, për nderë të suksesit të madh të saj në fushën e sportit.

Trajneri i Majlindës, Driton Kuka  tregoi detaje para pensionimit të xhudistes.

“Po e flas nje detaj të rëndësishëm, për ndjenjat e një trajnerit, kur është përball një pensionimi të një sportisteje si Majlinda. Një shtet ka prit prej xhudos me u kthy me medalje nga Tokio 2020. Ngarkesa që Majlinda ka me lënë xhudon, më ka bërë mua shume më shumë të ngarkuar. Është dashtë qe krejt këto me i mbajt në vete. E ngushëlloja veten duke i thënë se ndoshta do ta bindi ta vazhdojë karrierën. Majlinda ka arritur gjithcka që mund të arrihet”, tregoi Kuka.

Majlinda Kelmendi fitonte medaljen e parë të artë olimpike për shtetin e Kosovës, në Lojërat Olimpike në Rio De Janeiro. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë