Loading…

Shpërthen vullkani, gjithçka mbulohet nga hiri

  • 16/01/2021 | 23:19

Shpërthen vullkani, gjithçka mbulohet nga hiri

Në malin Semeru në Indonezisë ka shpërthyer një vullkan.

Hiri i vullkanit është përhapur në një sipërfaqe të madhe dhe ka mbuluar gjithçka.

Sipas mediave ndërkombëtare reja e shkaktuar nga hiri vullkanik ka arritur deri në 5.6 kilometra nga vendi ku shpërtheu.

Deri tani nuk ka asnjë urdhër evakuimi nuk është raportuar për viktima. Agjencia Kombëtare e Zbutjes së Fatkeqësive paralajmëroi banorët që jetojnë në shpatet e malit se tashmë vullkani është aktivizuar dhe mund të shkaktojë probleme në të ardhmen.

Banorëve në afërsi të vatrës së vullkanit u është këshilluar që të kenë kujdes. Vullkani në malin Semeru shpërtheu rreth orës 17:24 me orën lokale. Indonezia është në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit ku pllakat tektonike përplasen, duke shkaktuar aktivitet të shpeshtë vullkanik si dhe tërmete. Semeru është një nga malet më të larta dhe prej kohësh ka pasur aktivitet vullanit.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë