Loading…
Shpërthen Xhensila ndaj komentueses që tha se ka vajzën me sindromë
  • 15/03/2019 | 18:30

Shpërthen Xhensila ndaj komentueses që tha se ka vajzën me sindromë

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezai janë bërë prindër të një vajze dhe deri tani kanë treguar shumë pak detaje për vogëlushen e tyre.


Fakti që çifti nuk publikon në rrjete sociale fëmijën ka bërë që një fanse të komentoj në profilin e Xhensilës duke aluduar se ka gjetur sekretin e jetës së këngëtares dhe bashkëshortit të saj, Bes Kallaku. Dhe ajo prek në pikën më të brishtë të çiftit, te vajza e tyre Ajka, për të cilën shkruan me bindje se ka probleme me zhvillimin!

Kjo mund të jetë hera e parë që Xhensila ka reaguar shumë e revoltuar ndaj një fanseje që ka cenuar familjen e saj. Një gjë e tillë ka bërë që ajo ta quaj të ndyrë dhe të sëmurë psiqike komentuesen.

“Njeri i ndyrë, njeri psiqik. Vajza ime gëzon shëndet të plotë, e na gëzon çdo ditë. Është dritë dielli pa asnjë mangësi. Ta them unë pse nuk e nxjerr vajzën, është aq e pastër aq e kulluar sa që nuk duam ta bëjmë pis”, thuhet ndër të tjera në komentin e këngëtares./gazetametro.net

 

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë