Loading…

Shpërthim bombe para burgut të Mitrovicës

  • 20/11/2016 | 08:35

Shpërthim bombe para burgut të Mitrovicës

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mbrëmë pas mesnate në veri të Mitrovicës dhe përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar në njerëz

Sipas këtyre burimeve, shpërthimi ka ndodhur në ora 1:00 pas mesnate para hyrjes kryesore të burgut që ndodhet në veri të Mitrovicës.

“Persona deri tani të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes që dyshohet të jetë bombë, para dyerve kryesore të qendrës së paraburgimit në veri të Mitrovicës, por nuk ka të lënduar”, kanë thënë burimet. Mësohet se policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe është duke zhvilluar hetimet për zbardhjen e këtij incidenti, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë