Loading…

Shpërthim brenda fabrikës kimike në Spanjë: 1 person i vdekur e disa të lënduar

  • 15/01/2020 | 09:02

Shpërthim brenda fabrikës kimike në Spanjë: 1 person i vdekur e disa të lënduar

Një person ka vdekur në provincën spanjolle të Tarragona, pas një shpërthimi në një fabrikë kimike, transmeton Gazeta Metro.


Sipas zyrtarëve lokalë, disa njerëz janë plagosur dhe janë duke u trajtuar për djegie të mëdha. Shërbimet e urgjencës e kanë quajtur këtë shpërthim, si një aksident kimik.

Ata gjithashtu kanë këshilluar njerëzit në zonë që të qëndrojnë brenda dhe të mbyllin dritaret dhe dyert, derisa zyrtarët të mund të vlerëosjnë ashpërsinë e incidentit. Videot në internet tregojnë një zjarr të madh në zonë.

Banorët kanë thënë se shpërthimi mund të dëgjohej me milje larg, ndërsa disa rrugë në zonë janë mbyllur dhe udhëtimet lokale me tren janë anuluar. Tarragona e cila ka një popullsi prej 800,000 është 115 km në jug perëndim të Barcelonës, kryeqytetit rajonal të Katalonisë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë