Loading…

Shpërthim i fuqishëm në Pejë, ka të lënduar (Video)

  • 21/11/2016 | 10:32

Shpërthim i fuqishëm në Pejë, ka të lënduar (Video)

Në orët e mëngjesit në Pejë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm, ku lëndime kanë marr dy persona.

Shpërthimi ka ndodhur në një dyqan përballë Gjykatës së Kundërvajtjes, te vendi i njohur si “Rrokaqielli”.

Rastin për mediat e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës Xhevat Ibra i cili ka theksuar se janë dy persona të lënduar dhe  se ka mundësi që shpërthimi të ketë ndodhur si pasojë e një bombole të gazit.

“Shpërthimi ka ndodhur në një dyqan përballë Gjykatës së Kundërvajtjes dy persona për momentin janë të lënduar një femër dhe një mashkull i cili ka qenë në atë dyqan dhe të dy gjenden në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal”, ka thënë Ibra.

Tutje, zëdhënësi Ibra ka bërë të ditur se për momentin janë në vend të ngjarjes  duke u marrë me detajet dhe rrethanat se si ka ardhur deri tek shpërthimi.

Shperthimi në Pejë 2

Posted by Telegrafi Video on Monday, 21 November 2016

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë