Loading…

Shpërthim i fuqishëm në Pejë

  • 12/07/2017 | 17:29

Shpërthim i fuqishëm në Pejë

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur rreth orës 16:00 në periferi të qytetit të Pejës. Më vonë u kuptua se ky shpërthim është kryer nga KFOR’i, pasi në atë pjesë është duke u hapur një rrugë malore në drejtim të Rugovës.


Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së këtij rajoni, Xhevat Ibraj i cili shton se shpërthimi ka qenë i sigurt dhe nuk ka pasur rrezik për qytetarët.

“Është një shpërthim normal që e kanë bërë për hapjen e  një rruge të re, sepse është duke u hapur një rrugë malore në atë pjesë në drejtim të Rugovës dhe në këtë mënyrë është nevojitur të bëhet një shpërthim për dëmtimin e një guri të madh, e që nuk kanë mundur ta heqin me mjete të tjera. Shpërthimin e kanë kryer njësitet që janë ekspertë për kryerjen e shpërthimeve. Dhe nuk ka të bëj absolut për tjetër gjë. Pra është duke u hapur një rrugë e re në drejtim të Rugovës”, ka deklaruar Ibraj për Indeksonline.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë