Loading…

Shpërthim i madh dridh Bejrutin, raportohet për qindra të plagosur

  • 04/08/2020 | 18:25

Shpërthim i madh dridh Bejrutin, raportohet për qindra të plagosur

Pamjet shfaqin tymin që ngjitet nga bregdeti i portit të Bejrutit pas një shpërthimi i madh. Sipas raporteve të para raportohet për dy shpërthime një në port dhe tjetra afër shtëpisë së ish presidentit të Libanit, Rafik Hariri, që u vra 15 vite më parë në një sulm të Hezbollah, transmeton Gazeta Metro.


Sipas medias libaneze Daily Star, dy shpërthime kanë ndodhur, një në port në tjetër afër shtëpisë së presidentit të vrarë Rafik Hariri, që u vra para 15 viteve në një sulm të Hezbollah.

Sipas raporteve të The Associated Press janë parë njerëz të plagosur në rrugë dhe dëme të mëdha në qendër të Bejrutit.

Sipas mediave libaneze, ambulanca po transportonin qindra të plagosur po transportohen në spitalet lokale dhe dhjetëra mund të kenë vdekur në këtë incident.

Një numër i anëtarëve të organizatës terroriste të Hezbollah po gjykohen në mungesë në Hagë për planifikimin e sulmit ndaj kolonës së presidentit të Libanit, ku ishte shpërthyer një kamion me 3 mijë kg eksploziv që kishte vrarë atë dhe 21 persona tjerë. Vendimi për këtë rast pritet këtë të premte./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë