Loading…

Shpërthim i madh në kampin ushtarak të terroristëve Hezbollah në jug të Libanit

  • 13/01/2022 | 15:56

Shpërthim i madh në kampin ushtarak të terroristëve Hezbollah në jug të Libanit

Shpërthimi i pa shpjegim ende u raportua të ketë ndodhur në një kamp ushtarak të organizatës terroriste Hezbollah në jug të Libanit. Ky është incidenti i dytë i tillë brenda një muaji në jug të Libanit ku ka të koncentruara trupa të organizatave terroriste si Heabollah dhe Hamas, transmeton Gazeta Metro.


Shpërthimi i madh raportohet të jetë dëgjuar në një lokacion mes Deir El Zahrani dhe Houmine El Faouqa në jug të Libanit mëngjesin e të enjtes sipas mediave libaneze.

Në xhirim që raportohet të jetë nga vendi i ngjarjes shihet zjarr dhe tym. Shpërthimi siç raportohet a ndodhur në një vend të pabanuar. Shkaku i shpërthimit ende mbetet i paqartë.

Sipas televizionit libanez LBCI, që ka raportuar se një varg shpërthimesh kanë ndodhur në një kamp ushtarak të Hezbollah afër bregut të lumit Zahrani. S’kishte raporte për plagosje apo vdekje në këtë incident.

Radio ‘Zëri i Libanit’ ka raportuar se anëtarët e Hezbollah shpejt kanë mbyllur qasjen në atë zonë dhe kanë ndaluar hyrjen e ambulancave aty. I është ndaluar hyrja edhe gazetarëve poashtu.

Sipas raporteve të medias libaneze An-Nahar banorët lokalë kanë parë flakët e zjarrit nga një distancë e konsiderueshme pas dëgjuan edhe një shpërthimi shumë të zhurmshëm.

Organizata terroriste Hezbollah ende nuk ka lëshuar ndonjë komunikatë rreth incidentit.

Në dhjetor një depo e armëve e organizatës tjetër terroriste Hamas shpërtheu në kampin e refugjatëve palestinezë, Burj al-Shemali, në jug të Libanit, që shkaktoi disa vdekje dhe plagosje.

Me 4 gusht të 2020’s në Bejrut shpërtheu në port një magazinë ku ishte deponuar një sasi e madhe e nitrat amoni. Si shkak të vdiqën së paku 218 persona, 7 mijë të plagosur dhe u shkaktuan rreth 15 miliardë dollarë dëme materiale. Rreth 300 mijë persona kishin mbetur të pastrehë nga dëmet e shkaktuar përreth portit të kryeqytetit Bejrut.

Organizata terroriste Hezbollah dyshohet kryesisht për këtë shpërthim dhe pengesat e vendosura nga kjo në hetimin e incidentit tragjik kanë qenë të shumta. Ata e mohojnë përfshirjen e tyre.

Me 14 tetor të 2021’s, gjashtë persona u vranë dhe 30 u plagosën në një ballafaqim të armatosur në Bejrut gjatë protestave të organizuara nga Hezbollah jashtë Pallatit të Drejtësisë ku kërkonin fundin e hetimit të udhëhequr nga gjykatësi Tarek Bilar, të cilin e konsiderojnë të anshëm sipas tyre.

Anëtarë të organizatës terroriste Hezbollah janë dënuar vitin e kaluar për atentatin e vitit 2005 me bombë ndaj asokohe kryeministrit libanez, Rafic Hariri. Në atë sulm u vranë 22 persona Bejrut me një bombë me eksploziv TNT ekuivalent me 1000 kilogramësh që u shpërthye afër autokolonës së Harir në Bejrut./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë