Loading…

Shpërthim me tritol në banesën e ish-baskebollistit të Vllaznisë

  • 06/02/2020 | 08:40

Shpërthim me tritol në banesën e ish-baskebollistit të Vllaznisë

Shkodra është tronditur nga një shpërthim me tritol. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në banesën e ish-basketbollistit të Vllaznisë, Nikolin Arra.


Për fat të mirë në banesë nuk kishte persona, pasi Nikolin Arra dhe familjarët e tij ndodhen jashtë Shqipërisë. Si pasojë nga shpërthimi raportohet vetëm për dëme materiale.

Sipas verifikimeve të Policisë, lënda plasëse është vendosur në portën hyrëse të banesës në lagjen “Qaf Hardhi” në Shkodër.

Policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë