Loading…

Shpërthim në depon e predhave të Gardës Islamike të Iranit, ndërprerje e rrymës në Teheran

  • 10/07/2020 | 10:36

Shpërthim në depon e predhave të Gardës Islamike të Iranit, ndërprerje e rrymës në Teheran

Al-Arabyia ka raportuar se shpërthimi ka ndodhur në depon e predhave të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, në juglindje të Teheranit. Ky është raporti i fundit për një varg rastesh të shpërthimesh në infrastrukturën iraniane, më i rëndi që u raportua ishte në qendrën bërthamore në Natanz që raportohet të ketë dëmtuar rëndë kapacitetin e pasurimit të uraniumit, e sipas autoriteteve iraniane ka indikacione se ishte sulm i qëllimshëm nga jashtë, dyshohet të jetë sulmuar nga Izraeli, transmeton Gazeta Metro.


Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, shpërthimet ishin raportuar nga përdorues të rrjeteve sociale në perëndim të kryeqytetit iranian Teheran dhe qytetet Garmdareh dhe Quds. Ndërprerje të rrymës elektrike u raportuan në atë rajon pasi u dëgjuan shpërthimet.

Shpërthimi i të enjtes mbrëma ishte i më i fundit në një varg të shpërthimeve dhe zjarreve në zona industriale dhe infrastrukturën e Iranit anekënd Iranit.

Të hënën ishte raportuar se së paku dy persona kishin vdekur dhe tre ishin lënduar në një shpërthim të madh në fabrikën në Baqershar afër Teheranit. Shpërthimi kishte ndodhur për shkak të “ neglizhencës në mbushjen e bocave të oksigjenit” guvernatori i  qarkut Kahrizak i kishte thënë REL të martën.

Ky lokacion nuk është larg depos ku arkiva bërthamore e Iranit ishte zbuluar nga Izraeli në vitin 2018. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike kishte gjetur gjurmë të uraniumit në këtë depo në vitin 2019 dhe kishte nisur hetim rreth origjinës së tij sipas Reuters.

Fabrika në Baqershar është pronë e prodhuesit të automjeteve iraniane SAIPA. Ata bashkëpunojnë me ministrinë e mbrojtjes së Iranit, si dhe me Gardën Revolucionare Islamike po ashtu.

Me 26 qershor ishte raportuar se kishte një shpërthim në një depo rezervash të gazit në afërsi të Teheranit. Mediat iraniane raportuan se incidenti kishte ndodhur në një zonë publike në Parchin dhe një lokacion ushtarak afër. Shërbimet e inteligjencës perëndimore besojnë se Teherani kishte kryer teste relevante për shpërthime bërthamore në Parchin më shumë se një dekadë më parë, kjo është mohuar nga Irani.

Disa ditë më vonë, me 30 qershor, një shpërthim tjetër ndodhi në një qendër shëndetësore në Teheran, ku mbetën të vdekur 19 njerëz.  Raportet fillestare i atribuuan këtë incident shpërthimin rezervuarve të oksigjenit gjithashtu.

Një javë më vonë, një shpërthim u raportua të ketë ndodhur në qendrën bërthamore në Natanz ku raportohet të jenë vendosur centrifugat. Faqja The Noor News, e afërt me Këshillin e Lartë të Sigurisë së Iranit, e përshkruan shpërthimin si sulm ndaj Iranit të martën, duke shkruar se “kishte dëshmi se ishte i qëllimtë”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë