Loading…

Shpërthim në një repart ushtarak në Durrës

  • 22/03/2017 | 22:42

Shpërthim në një repart ushtarak në Durrës

Një shpërthim ndodhi në repartin ushtarak në Porto Romano të Durrësit gjatë pasdites së të mërkurës, ku mbeti i plagosur, një rreshter dhe një punonjës i Albcontrol, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.


Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ngjarja ka ndodhur gjatë procesit të pastrimit të territorit të repartit ushtarak, njofton Top Channel.

Mësohet se pasi ata kanë korrur barin brenda territorit të repartit ushtarak, i kanë vënë zjarrin, ndërsa besohet se një kapsollë shpërtheu.

Gjendja shëndetësore e dy të plagosurve raportohet të jetë e qëndrueshme, pasi kanë vetëm djegie të lehta.

Ministria e Mbrojtjes thotë se policia militare dhe ajo e shtetit mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë verifikimet për të mësuar shkaqet e këtij shpërthimi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë