Loading…

Shpërthim në një shtëpi familjare në veri të Mitrovicës

  • 16/12/2016 | 08:25

Shpërthim në një shtëpi familjare në veri të Mitrovicës

Persona të panjohur mbrëmë kanë gjuajtur një mjet shpërthyer në oborr të shtëpisë familjare të Drazen Stojkovic’it, në pjesën veriore të Mitrovicës, të lënduar nuk ka pasur, ndërsa është shkaktuar dëmi i vogël material.

Incidenti ndodhi rreth orës 21, dhe në momentin e shpërthimit Stojkovic ishte në shtëpi bashkë me gruan dhe katër fëmijë, transmeton gazetametro.net.

Shtëpia e Drazen Stojkovic’it, i cili është kryetar i këshillit komunal i Partisë popullore serbe në Mitrovicë, gjendet në lagjen e Boshnjakëve.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe i ka kryer hetimet. Motivi për sulmin tani për tani është i panjohur.

Mediat raportuan se Stojkovic u sulmua me bombë pasi gjatë ditës ishte fotografuar duke u përshëndetur me liderin e AAK’së Ramush Haradianj, i cili dje ishe në vizitë në këtë qytet. /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë