Loading…

Shpërthimi i vullkanit Etna do të ndikojë edhe në Kosovë

  • 01/03/2017 | 14:09

Shpërthimi i vullkanit Etna do të ndikojë edhe në Kosovë

Shpërthimi i vullkanit Etna ditën e djeshme në Siçili pritet që t’i shtrijë efektet e tij në të gjithë pjesën e Ballkanit, pra në Evropën Juglindore. Ndonëse disa kilometra larg nga nesh, masat ajrore do bëjnë të mundur që pasojat e shpërthimit të fuqishëm të ndihen edhe në vendin tonë e Kosovë.


 

Faqja e parashikimit të motit, “Accuweather” ka njoftuar se shpërthimi i Etnës do të ndikojë në të gjithë juglindjen e Europës ku përfshihen të gjitha vendet, si: Jugu i Italisë, pjesa më të madhe e Shqipërisë, veriu i Greqisë, e gjithë Maqedonia, juglindja e Kosovës, jugu i Serbisë, e gjithë Bullgaria, jugu i Rumanisë dhe veriu i Turqisë evropiane.

Sipas meterologut Tyler Roys, hiri i dalë nga vullkani, i cili po ngjitet drejt atmosferës, do të ndikojë motin në Europën Juglindore gjatë fundjavës, madje duke filluar që të enjten në mbrëmje.

“Cilësia e dobët e ajrit do të jetë një shqetësim, pasi hiri mund të shkaktojë probleme të frymëmarrjes, veçanërisht te njerëzit e ndjeshëm. Kjo situatë mund të vazhdojë për disa ditë, për aq kohë sa do të zgjasë shpërthimi i vullkanit”, thotë Tyler Roys, përcjell Gazeta Express.

Hiri do të ngjitet në nivelet e sipërme të atmosferës dhe do pengojë rrezet e diellit në detin Jon dhe Ballkan, duke filluar nga e premtja për të vazhduar deri të shtunën. Në këtë situatë do të krijohet edhe një “perde tymi”, e cila do qëndrojë mbi rajonin tonë për të paktën dy ditë.

Për personat që kanë probleme me frymëmarrjen rekomandohet që të shmangen daljet jashtë shtëpisë nëse situata e ajrit rëndohet.

Hiri mund të shkaktojë edhe probleme të vogla në fluturimin e avionëve, kryesisht në rajonin e Siçilisë.

Vullkani në malin Etna është më aktivi në Europë, gjithsesi, studiuesit nuk parashikojnë rreziqe të mëdha nga shpërthimet.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë