Loading…

Shpërthimi në centralin bërthamor të Iranit ishte sabotim nga Izraeli

  • 16/09/2020 | 17:48

Shpërthimi në centralin bërthamor të Iranit ishte sabotim nga Izraeli

Pretendohet se është vërtetuar se Izraeli kishte dorë në dëmtimin e centralit bërthamor iranian në Natanz ishte sabotim fizike jo kibernetik, i kryer nga Izraeli me synim të paralajmërimit të regjimit islamik radikal se përparimi drejt armatimit bërthamor nuk do të tolerohej, transmeton Gazeta Metro.


Shpërthimi i para dy muajsh në objektin e pasurimit të uraniumit është konfirmuar nga The Jerusalem Post ishte shkaktuar nga sabotimi fizik, e kundërta e pretendimeve të deritanishme për sulme kibernetike.

Deri tani, Irani ka lëshuar komunikata të shumta, por nuk ka akuzuar Izraelin në rrafshin zyrtar ndërsa Jerusalemi asnjëherë nuk e ka marrë përgjegjësinë, megjithëse disa ministra kanë aluduar.

Si duket, një prej synimeve të sulmit ishte kryerja e tij në publik dhe me zhurmë për t’i dërguar porosi udhëheqësve iranian, edhe pse ‘jo zyrtarisht’.

Teherani ishte shfaqur në publik sikur që dëmi të ishte i ultë pas shpërthimit, pas shqyrtimit të fotografive satelitore ishte parë se goditja ishte më serioze sesa regjimi iranian po pretendonte.

Deri më 9 korrik, presidenti i Instituti për Shkenca dhe Siguri Ndërkombëtare, David Allbright, i ka thënë The Jerusalem Post se rreth tre çerek e objektit të strukturës së avancuar të centrifugave është shkatërruar, duke e kthyer prapa zhvillimin e tyre me vite.

The Jerusalem Post ka konfirmuar se zyrtarët e qeverisë së Izraelit pajtohen me këtë vlerësim dhe besojnë se sulmi i ka dhënë një goditje të rëndë zhvillimit të programit bërthamor të Iranit.

Muajin e kaluar Ministri i Inteligjencës së Izraelit, Eli Cohen, ju ka përgjigjur pyetjes së The Jerusalem Post rreth sulmit duke thënë se ‘ne e dimë çfarë ndodhë kudo’ në Republikën Islamike dhe “kushdo që kërcënon ekzistencën e Izraelit nuk do të ketë imunitet askund…Iranit i them këtë, ‘ mos e veni në provë përkushtimin e Izraelit’”.

Allbright ka vlerësuar se objekti në Natanz do të duhet rreth një vit e me siguri më shumë për t’u rindërtuar, pasi i ishte dashur 6 vite për t’u ndërtuar dhe funksionalizuar së pari.

Shpërthimi në Natanz dhe rreth disa të tjera ishin shënuar mes korrikut dhe gushtit, 14 muaj pasi Irani nisi të shkelë kufizimet e marrëveshjes bërthamore të 2015’s, me parashikimet se ishin 4 deri në 6 muaj larg aftësisë së prodhimit të bombës bërthamore./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë