Nuk ka ndjenjë më të keqë se kur hyni në makinën e valë, e nëse nuk keni kondicioner, kjo mund të jetë edhe e rrezikshme për shëndet, transmeton Gazeta Metro.
Ka, ndërkaq, një truk se si makinën e cila ka qëndruar në diell ta ftohni për rreth dhjetë sekonda. Ata të cilët e kanë provuar këtë metodë, thonë se e zbret temperaturën në makinë deri në 10 gardë.
E tëra që duhet të bëni është:
– Lëshojeni dritaren në anën e bashkëudhëtarit dhe mbylleni derën.
– Derën e shoferit hapeni e mbylleni (shiheni si në video)
Po ashtu, është mirë që në ukëse, nëse janë të lëkurës, të vëni material pambuku (fanelë të vjteër, çarçaf…) – kështu do ta kenu më lehtë të uleni në të, sepse nuk do të jetë aq e nxehtë.
Drejtuesin është mirë ta ktheni në anë në parking, kështu që, kur të ktheheni dhe ta ktheni në pozitën fillestare, pjesa më e rëndësishme (aty ku i vëni duart) do të jetë e ftohtë. Pos kësaj, para se të dilni nga makina, në ndërrues të shpjetësive vëni ndonjë mbulesë, bën të jetë edhe një çorape e vjetër, kështu që nuk do të jetë aq i nxehtë kur të ktheheni.
Gjatë parkimit është po ashtu mirë që t’i lehtë një grimë të hapura dritaret e përparme, në mënyrë që ajri të qarkullojë përherë./gazetametro.net