Loading…
Shpëtimtari i kosovarëve nga gjenocidi serb: Lexoni 6 fakte të pazakonta për Clintonin
  • 11/06/2019 | 21:03

Shpëtimtari i kosovarëve nga gjenocidi serb: Lexoni 6 fakte të pazakonta për Clintonin

Bill Cinton është presidenti amerikan më i dashur i shqiptarëve për ndikimin e tij në çlirimin e Kosovës, dhe konsiderohet shpëtimtar i kosovarëve nga gjenocidi, shkruan Gazeta Metro.


Bill Clintoni është një politikan amerikan i cili shërbeu si President 42-të i Shteteve të Bashkuara nga viti 1993 deri në vitin 2001.

Më poshtë po Gazeta Metro ju sjellë sjellim 6 fakte të pazakonta për ish- presidentin amerikan.

1. Clinton kishte lindur tre muaj pasi babai i tij William Blythe, kishte vdekur në një aksident automobilistik
Clinton  ka fituar dy herë Grammy

2. Bill Clinton ka fituar dy herë ”Grammy”. Në 2004 për herë të parë për rrëfimin e një tregimi “Peter and the Wolf”, dhe në vitin pasues fitoj Grammy për rrëfimin e autobiografis së tij “My Life.”

3.Clinton quhej William Jefferson Blythe

Clinton ishte pagëzuar me emrin William Jefferson Blythe, pas vdekjes së të atit. Clinton jetoj me nënën e tij Virginia Cassidy, e cila u martua me Roger Clinton. Bill Clinton në adoleshencën e tij, ishte adaptuar nga njerku i tij Roger Clinton, prej nga edhe mori mbiemrin Clinton, transmeton gazetametro.net.

4. Klinton ka luajtur me saksofon

Klinton ka luajtur saksofon në një treshe jazz të njohur si “Three Blind Mice” dhe ende luan më këtë instrument. Përformanca e tij me e njohur është “Heartbreak Hotel” e Elvis Presle.

5. Fluturimi i Clintonit në Korenë e Veriut

Bill Clinton kishte shkuar në Korenë e Veriut në vitin 2009 për të negociuar dhe për lirimin e ndaluar të gazetarëve amerikane Euna Lee dhe Laura Ling.

6. Me këto fjalë Billi iu kishte drejtuar asokohe popullit amerikan dhe gjithë botës:

“Të dashur amerikanë. Sot Forcat e Armatosura të SHBA-së, u janë bashkuar atyre të NATO-s, në sulmin kundër forcave serbe, të cilat janë përgjegjëse për brutalitetin në Kosovë. Ne morëm këtë vendim për shumë arsyeje, mirëpo kryesorja për të mbrojtur mijëra njerëz të pafajshëm në Kosovë nga agresori ushtarak serb”, ishte shprehur Clinton.

/gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë