Loading…

Shpëtohen 400 fotonegativë të rrallë dhe i bashkohen fondit të Arkivit Qendror të Filmit

  • 29/10/2026 | 17:59

Shpëtohen 400 fotonegativë të rrallë dhe i bashkohen fondit të Arkivit Qendror të Filmit

400 fotonegativë të rrallë janë shpëtuar dhe arkivuar duke iu bashkuar fondit të Arkivit Qendror të Filmit. Materiali i përket arkeologut Anton Fistani dhe është i rëndësishëm për trashëgiminë arkeologjike e kulturore.


Ruajtja e tyre u realizua falë punës së arkeologut Rudenc Ruka dhe specialistit Erjon Tusha. 400 fotonegativë të rrallë shpëtohen dhe i bashkohen fondit të AQSHF-së.

1. Falë bashkëpunimit dhe përkushtimit të arkeologut Rudenc Ruka, në bashkëpunim me specialistin e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, Erjon Tusha, u bë i mundur shpëtimi dhe arkivimi i 400 fotonegativëve me vlerë të jashtëzakonshme historike.

2. Ky material i çmuar i përket fondit personal të arkeologut të shquar Anton Fistani dhe përbën një dëshmi të rrallë vizuale për trashëgiminë tonë arkeologjike dhe kulturore.

3. Një falënderim i veçantë shkon për Drejtoreshën e Muzeut Historik Kombëtar, Elenita Roshin, për energjinë dhe bashkëpunimin e saj të çmuar në lidhje me këto materiale.

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit vijon misionin për ruajtjen e kujtesës vizuale kombëtare.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë