Loading…

Shpëtohet djali 7 vjeç nga i dyshuari pedofil që e kishte kidnapuar pas operacionit të Interpol

  • 21/11/2020 | 11:42

Shpëtohet djali 7 vjeç nga i dyshuari pedofil që e kishte kidnapuar pas operacionit të Interpol

Forcat Speciale të Rusisë kanë arritur të shpëtonin 7 vjeç të kidnapuar në fund të shtatorit nga një i dyshuar për pedofili. Operacioni i shpëtimit kishte nisur pasi agjentët e Interpol në SHBA kishin vëzhguar një përdorues në Darkweb me lidhje të mundshme me kidnapimin, transmeton Gazeta Metro.


Në xhirimin e publikuar nga ministria e punëve të brendshme shihen se si forcat speciale shpërthejnë derën e përforcuar metalike për të arrestuar të dyshuarin dhe shpëtuar djalin në fshatin Makarikha, në lindje të Moskës.

Në xhirim i dyshuari dëgjohet tek i përgjigjet oficerëve të policisë se djali ishte duke luajtur me një kompjuter në bodrumin e shtëpisë.

Fëmija identiteti i të cilit nuk u njoftua nuk duket të jetë fizikisht i lënduar.

I dyshuari i arrestuar është banor i fshatit Makharika.

Babai i djalit i ka thënë agjencisë ruse të lajmeve Tass se fëmija është ekzaminuar nga mjekët dhe “ishte mirë.”

“Është i shëndoshë, dhe nuk ka humbur peshë” tha babai i tij.

Psikologë janë ftuar që t’i ndihmojnë djalit dhe familjes që të tejkalojnë këtë përvojë.

Djali ishte kidnapuar me 28 shtator në një fshat të afërt Gorki pasi kishte zbritur nga autobusi i shkollës dhe po ecte drejt shtëpisë.

Së paku 3 mijë persona ishin përfshirë në operacionin masiv të kërkimit.

Në deklaratën e Interpol shpjegohej se disa shtete kishin ndihmuar të zbulojnë të dyshuarin, duke shfrytëzuar bazën ndërkombëtare të të dhënave të agjencisë rreth abuzimit me fëmijë.

“Derisa ne jemi me të vërtetë të gëzuar që ky tregim ka një fund të mirë, shumë fëmijë janë ende atje jashtë në pritje të shpëtimit” cekej në deklaratën e Interpol./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë