Loading…

Shpjegimi shkencor, pse miqtë janë të mirë për ju

  • 14/05/2022 | 12:27

Shpjegimi shkencor, pse miqtë janë të mirë për ju

Të pasurit rrjet të gjerë shoqëror, ndihmon në luftimin e obezitetit, diabetit dhe sëmundjeve kronike.


Studimi zbulon se, personat e shoqërueshëm kanë forma të ndryshme të mikroorganizmave në zorrë, sepse i marrin mikrobet e ‘mira’ nga njëri-tjetri.

Ekspert nga Universiteti i Kalifornisë në Shtete të Bashkuara, thonë se të pasurit e grupeve të ndryshme të baktereve, ndihmon në luftimin e obezitetit, diabetit dhe sëmundjeve të ndryshme.

Madje sa më të ndryshme të jenë grupet e mikroorganizmave në zorrë, janë më të rezistueshme ndaj infeksioneve oportune.

Raporti i botuar në zhurnalin Shkenca e Avancuar, tregon se fëmijët e vegjël dhe njerëzit e vetmuar, kanë shumë pak lloje bakteresh në zorrë.

Shumëllojshmëria e baktereve, të cilat kanë mundësi të parandalojnë dhe luftojnë sëmundje, mund të arrihet vetëm me shoqëri të gjerë dhe kontakte të shpeshta.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë