Një shofer kosovar ka bërë një vozitje të shpejtë në autostradë, duke ia shkelur gazin deri në 240 kilometra në orë, shkruan Gazeta Metro.
Shpesh në rrugët e Kosovës janë parë shoferë duke vozitur me shpejtësi shumë të mëdha.
Një vozitje e tillë është bërë edhe sot në autostradë, ku një shofer e ka publikuar videon në rrjetet sociale ku ai po voziste veturën deri 240 kilometra në orë.
Shoferi në këtë rast po thyente dy rregulla të komunikacionit: tejkalimin e shpejtësisë dhe përdorimin e telefonit gjatë vozitjes.
Kujtojmë që javëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur shumë aksidente ku shumë prej tyre kanë qenë fatale.
Policia e Kosovës dhe institucionet përkatëse vazhdimisht kanë bërë thirrje për kujdes në komunikacion. /gazetametro.net