Loading…

Shpresë për marrëveshje mes Britanisë e BE’së para 30 shtatorit

  • 20/09/2019 | 09:58

Shpresë për marrëveshje mes Britanisë e BE’së para 30 shtatorit

Sekretari britanik për Brexit-in, Stephen Barclay, do të zhvillojë bisedime me kryenegociatorin e Bashkimit Evropian, Michel Barnier, nuk ka vend ende për ekzagjerim thonë britanikët por ka shpresë se  mund të bëhen lëshime, transmeton Gazeta Metro.


Takimi do të zhvillohet pasi presidenti në largim i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, tha se një marrëveshje e re daljes së Britanisë së Madhe nga BE’ja mund të arrihet përpara afatit të 31 tetorit.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha se nuk dëshiron të “ekzagjerojë”, por disa përparime në këtë proces janë duke ndodhur.

Sidoqoftë, ministri i Jashtëm i Irlandës, Simon Coveney, tha se ekziston ende një “boshllëk i madh” midis dy palëve.

Përpara takimit në Bruksel, Barclay paralajmëroi BE’në kundër një qasje “të ngurtë” dhe sugjeroi që detajet përfundimtare të një alternative për çështjen e kufirit irlandez, mund të mos ketë nevojë të zgjidhen deri në fund të vitit 2020.

Çështja e kufirit irlandez ka qenë problemi kryesor që procesi ka ngecur, dhe ende nuk ka një marrëveshje të votuar në parlamentin britanik për Brexit’in. Britanikët nuk pranojnë asesi që kufiri mes Republikës së Irlandës dhe Mbretërisë së Bashkuar të mbetet i hapur. Kjo do të nënkuptonte një union doganor me BE’në./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë