Loading…

‘Shpresojmë vitin tjetër’: Glauk Konjufca deklarohet pasi Kosova nuk u ftua nga SHBA’të në Samit

  • 07/11/2021 | 10:35

‘Shpresojmë vitin tjetër’: Glauk Konjufca deklarohet pasi Kosova nuk u ftua nga SHBA’të në Samit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është i vetëdijshëm se ngjarja në të cilën Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk u ftuan Kosovën është shumë e rëndësishme.


Ai pranon se një ftesë dërguar Kosovës do të kishte qenë e mirëseardhur, por kryeparlamentarit tani i duhet vetëm të shpresojë që vitin tjetër SHBA-ja ta ftojë Kosovën në Samitin për Demokracinë.

“Ato janë konferenca të rëndësishme, të cilat Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlerësojnë se kush është e rëndësishme të marrë pjesë ose jo. Për Kosovën do të kishte qenë e mirëseardhur po të kishte qenë pjesë e kësaj konference. Kjo po mbahet për herë të parë, por dëgjova që pas një viti do të mbahet tjetra, sepse kjo parashihej në dy faza”, ka thënë Konjufca dje.

Kryeparlamentari tregoi se e ka lexuar projektin për këtë samit, ndërsa tha se do të ishte shumë e rëndësishme për Kosovën të ftohej në këtë ngjarje.

“Meqenëse nuk u ftuam në këtë të parën, të shpresojmë në atë të dytën që do të mbahet sot një vit, me sa e lexova projektin. Të jemi të ftuar do të ishte shumë e rëndësishme për Republikën e Kosovës”, deklaroi Konjufca.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë