Loading…

Shqetësime në VV: ‘Noterja’ Haxhiu thotë se ditën kur Kurti u gjuajt me vezë ka pasur ‘plane për veprime tjera’

  • 10/08/2026 | 15:38

Shqetësime në VV: ‘Noterja’ Haxhiu  thotë se ditën kur Kurti u gjuajt me vezë ka pasur ‘plane për veprime tjera’

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka theksuar nevojën e arritjes së një marrëveshjeje politike para thirrjes së vazhdimit të seancës konstituive të legjislaturës së njëmbëdhjetë.


Ajo tha se kanë informacione se pas tensioneve në Kuvend mund të kishte edhe veprime të tjera, përtej incidentit të gjuajtjes me vezë ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Përgjegjësinë për thirrjen e seancës konstituive e ka kryesuesi i seancës konstituive. Para pak kohësh ka pasur një qëndrim të tij për shkak të zhvillimeve të fundit, tensioneve dhe përshkallëzimeve brenda Kuvendit të Republikës. Atë ditë, në seancë, e ka vlerësuar se duhet t’i jepet përparësi marrëveshjeve politike. Madje është në linjë me aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese që për çështjet që po diskutojmë duhet të ketë takime dhe marrëveshje politike. Ne kemi parë një pjesë atë ditë, por keni parasysh se, nga informacionet që i kemi pasur, ka pasur plane edhe për veprime të tjera. Prandaj, nuk na duhen situata tensionuese, përshkallëzimet, konfliktet fizike apo të tjera si këto”, tha ajo.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë