Loading…

Shqetësimi i Gjermanisë: Në Ballkanin Perëndimor, paqja shpesh varet nga një fije

  • 29/11/2023 | 11:13

Shqetësimi i Gjermanisë: Në Ballkanin Perëndimor, paqja shpesh varet nga një fije

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka konfirmuar se në vitin e ardhshëm shteti gjerman do të dërgojë 150 trupa shtesë në kuadër të KFOR-it në Kosovë.


Baerbock ka theksuar se paqja në Ballkanin Perëndimor varet nga një fije.

“Në Ballkanin Perëndimor, paqja shpesh varet nga një fije. Angazhimi i NATO-s dhe BE-së shkojnë dorë për dorë: Misioni i EUFOR-it ofron siguri në Bosnje dhe Hercegovinë si dhe KFOR-i bën të njëjtën gjë në Kosovë. Gjermania do të kontribuojë me ushtarë shtesë për KFOR-in”, ka thënë ajo në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel të martën.

Diskutimet në nivel të ministrave të NATO-s rreth situatës në rajon ajo i cilësoi si tejet të rëndësishme. Sipas ministres Baerbock, perspektiva e anëtarësimit të vendeve të rajonit në BE është e rëndësishme sepse ky paraqet “sigurim jetësor”.

Ajo paralajmëroi se Gjermania do të dërgojë 150 ushtarë shtesë në kuadër të KFOR-it gjatë vitit tjetër.

Që nga tensionet në veri dhe sulmit në Banjskë më 24 shtator, Hungaria dhe Britania kanë dërguar trupa shtesë në Kosovë. Trupat shtesë gjermane pritet të zbarkojnë në Kosovë gjatë muajit prill.

Më 27 nëntor, Sekretari i Përgjithshëm i aleancës ka paralajmëruar se në takim do diskutohet mundësia e shtimit të përhershëm të numrit të ushtarëve në kuadër të misionit paqeruajtës të aleancës në Kosovë, KFOR.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë